ENDOMAK – Dental Clinic – Skopje & Gevgelija2019-03-08T15:58:10+00:00

Mirë se vini në ueb faqen tonë!

Ne ju ofrojmë mundësitë dhe aftësitë tona të cilat janë burim i përkushtimit tonë për rezultate kulmore. Kemi një staf të shkëlqyer, të përkushtuar në përkujdesjen e dhëmbëve.

Orarin e punës e përshtatim sipas nevojave të klientëve. Ofrojmë siguri, e respektojmë kohën dhe besimin e klientëve tanë. ENDOMAK i ndjek arritjet dhe trendët më të ri në stomatologji dhe në medicinë, në vazhdimësi e ruan kualitetin dhe garancinë, me ç’rast mban llogari për kursimin e kohës dhe parave dhe në veçanti për afirmimin e stomatologjisë. Jemi në hap me metodat dhe teknikat më të reja, punojmë me materialet dhe aparaturën më të sofistikuar.

Te ne gjithçka është nënshtruar në mënyrë që pacientët tanë të kenë shërbime shëndetësore më kualitative. Ordinancat në ENDOMAK janë rregulluar në mënyrë bashkëkohore dhe i përmbushin standardet më të larta për organizimin hapësinor dhe funksionalitetin. Qëllimi jonë është që të sigurohet përkujdesje e jashtëzakonshme stomatologjike për gjithë familjen në një atmosferë të përkujdesur dhe miqësore.

Nëpërmjet një stomatologjie kulmore dhe marrëdhënieve cilësore, ne e përmirësojmë shëndetin oral, e rrisim vetëbesimin dhe i bëjmë klientët tanë më të lumtur.

ENDOMAK është organizatë shëndetësore private me një punë të suksesshme shumëvjeçare dhe me përvojë të madhe në STOMATOLOGJINË E PËRGJITHSHME, ENDODONTINË, STOMATOLOGJINË RESTAURUESE DHE ESTETIKE, IMPLANTOLOGJINË DHE ORTODONTINË.

Në ENDOMAK punojnë më shumë ordinanca që mundësojnë mbrojtje të plotë stomatologjike, duke filluar prej procedurave preventive për parandalimin e sëmundjeve të dhëmbëve dhe gojës, shërimin e të gjitha sëmundjeve të dhëmbëve dhe indeve të buta dhe procedurat kozmetike dhe estetike me dizajnimin e buzëqeshjes.

Në kuadër të ENDOMAK-ut punojnë laboratori teknik i dhëmbëve dhe kabinete rëntgeni.  Pacientëve të vet u ofron shërbime kulmore shëndetësore, duke filluar prej trajtimeve stomatologjike rutine, deri në rikonstruktimet komplekse të dhëmbëve të dëmtuara rëndë, në një atmosferë me të vërtetë të rehatshme dhe të relaksuar.

Ordinancat kanë në dispozicion pajisje kulmore stomatologjike nga prodhuesit më të njohur botërorë, me mundësi teknike të cilat i kënaqin standardet me të larta në punë. Materialet për punë përzgjidhen me kujdes dhe për restaurimin e dhëmbëve përdoren vetëm materiale me cilësi të lartë.

Kualitet, përgjegjësi dhe përkushtimi në punë janë postulatet themelore mbi të cilat bazohet puna e stomatologëve në ENDOMAK. Gjithmonë ndiqen trendët më të ri në drejtim të teknikave, pajisjes, materialeve dhe komunikimeve. Stafi në ENDOMAK i ndjek dhe i aplikon risitë kulmore në stomatologji dhe në mjekësi dhe edukohet dhe trajnohet në vazhdueshmëri. Të gjithë merren edhe me punë shkencore dhe publikojnë tekste shkencore nga fushëveprimi i tyre.

Македонски English Ελληνικά Albanian